Garancia pa Limit Kohor ka efekt plotësues dhe nuk ka asnjë ndikim mbi të drejtat tuaja ligjore (statutore) të parashtruara në legjislacionin shqiptar lidhur me shitjen e produkteve për konsumatorin.
AMC (Albanian Mobile Communication) ia jep këtë garanci të Garanci pa Limit Kohor personit i cili ka blerë produktin (tet) e ofruara nga AMC-ja që përfshihet (en) në pakot për shitje (“Produkti”). AMC-ja ju garanton se gjatë gjithe periudhës së garancisë, AMC apo një kompani e autorizuar për servis nga AMC-ja, do të riparojë falas brenda një periudhe kohore të arsyeshme defektet që vijnë nga proçesi i prodhimit, dhe në se AMC e konsideron të arsyeshme sipas gjykimit të saj, mund ta zëvendësojë Produktin në përputhje me këtë Garanci pa Limit Kohor (përveçse në rastet kur kërkohet ndryshe nga ligji). Kjo Garanci pa Limit Kohor është e vlefshme dhe e zbatueshme vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.